Statistikat e Independent për luftimin e korrupsionit në shtete, Danimarka del e para në listë, po Kosova?

Në nji statistikë nga The Independent për vendet e korruptueme në botë, Kosova radhitet në vendin e 106, tue tregue se Kosova ka luftue shumë ma pak korrupsionin nga tana vendet e Ballkanit.

Simbas kësaj statistike, ndër vendet me ma s’paku korrupsion në botë, radhitet Danimarka në vendin e parë. Mbas saj vinë Finlanda, Suedia, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra dhe Singapori.

Ndërsa, vendet që nuk e kanë luftue korrupsionin fare në vendin e parë radhitet Koreja e Veriut, në të dytin Somalia, Afganistani, Sudani, Angola, Iraku, Libia e shumë të tjera.

Ndër vendet e Ballkanit, Kosova nuk ka përparue shumë në luftën kundër korrupsionit, kështu tue dale në vendin e 106 nga 168 shtete gjithsej.