Zavendësministrja e Integrimeve me lajm për vizat, jemi në kilometrin e fundit të liberalizimit!

Zavendësministrja e Integrimeve Europiane, Anila Statovci, n’intervistën për lajmi.net ka tregue për kilometrin e fundit që i ka Kosova në liberalizimin e vizave.

Ajo ka komentue deklaratat e komisionerit Johannes Hahn dhe shefes së zyrës së BE’s në Kosovë, Apostolova.

Statovci ka thanë se nga 95 kritere që ishin, 93 janë plotësue, ndërsa kanë mbetë edhe dy.

Ministria e Integrimeve Europiane ka qenë pa prezencë politike vetëm për ma pak se nji muaj.

Gjatë kësaj kohe përkujdesjen politike e ka marrë zavendëskryeministri Kuçi.

Statovci asht emnue në postin e zavendësministres me vendim formal nga data 7 Nandor.