Stavileci i ban thirrje për diçka Vetëvendosjes

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thanë se partia Vetëvendosje po mundohet me tjetërsue debatin rreth shpërfaqjes së keqpërdorimeve të tyne në publik.

I kontaktuem nga Indeksonline, Stavileci ka thanë se kjo parti do ishte mirë të thirrte konferencë për me ju dhanë përgjigje qytetarëve për punësimin e mbi 500 militantëve në administratën e Prishtinës dhe për lidhjet klienteliste e korruptive me kompani të afërta të tyne, që u kanë dhanë miliona euro.

“Partia Vetëvendosje po mundohet m’i ikë llogaridhanies publike për mbi 500 militantë të punësuem në administratën e Prishtinës dhe për lidhjet e tyne klienteliste e korruptive me kompani të afërta, tue ju dhanë miliona euro atyne. Problemi i ngritun prej tyne, i cili ka me pasë nji zgjidhje të shpejtë, po mundohet të shfrytëzohet vetëm sa për me tjetërsue debatin rreth shpërfaqjes së keqpërdorimeve të tyne në publik. Na, jo vetëm që po e zgjidhim problemin aktual me KEK’un, por me Kosovën e Re po i zgjidhim njiherë e mirë tanë problemet që i kemi me energjinë elektrike”, ka thanë Stavileci.