Stavileci kallxon se kur ka me u mbajtë seanca e parë për PTK’n

Në tryezen e organizueme me temë “PTK-Nga Agimi deri në Muzg”, u diskutue rreth procesit të privatizimit dhe gjendjes momentale të PTK’s.

Lorik Bajrami, përpilues i raportit tha se të gjithë mekanizmat që kanë pase nën mbikëqyrje PTK, kanë pase qasje partiake ndaj saj e që simbas tij, kjo ka ndikue në aspektin e llogaridhanies.

Anashkalimi i institucioneve siç është Kuvendi i Kosovës, për privatizimin e PTK, këtu as vendimmarrësit e as qytetarët s’kanë qasje të mirëfilltë falë dy fazave të privatizimit. Më pas kemi vendimin e qeverisë për ndaljen e investimeve kapitale në PTK gjë kjo e cila e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë PTK-në, e është bërë në kuadër të një procesi që nuk dihej se çka do të bëhej për PTK”, tha ai.

Për të, edhe aspekti i politizimit asht nji çashtje e veçantë ku vetëm gjatë dy viteve 2010-2012, janë punësue 1000 vetë.

Zyrtarë të PTK kanë thënë që nuk ka pasur një platformë të qartë për punësimin. Por pavarësisht kësaj dhe pagave të larta edhe benefiteve, PTK-ja ka pasur rënie të të hyrave”, tha Bajrami.

Bajrami po ashtu tregoi se PTK përballet me dy padi, njana me ‘Andoksin’ ku kërkon 20 milion euro dhe tjetra me ‘Aksosin’ me procesin e privatizimit.

Ministri Blerand Stavileci në këtë tryezë tha se, paditësit kanë kërkesa mbi 150 milionë dhe se me 19 Gusht ka me u mbajte seanca e parë.

Deri në atë kohë mendoj që qeveria dhe institucionet kanë kohë të japin argumentet e atij procesi dhe mendoj që ne duhet të marrim mësim nga ky proces”, tha ai.

Është e vërtetë që viteve të fundit ka rënie në PTK por nëse marrim krahasime me vendet tjera në Evropë ka krizë të telefonisë. Kjo është tendenca që kjo teknologji e telefonisë të orientohet tek teknologjia e internetit dhe të zëvendësohet. PTK ka nisur këtë dhe sipas informatave ka avancim”, shtoi Stavileci.