Stavileci: Kosova ka me fitue gjyqin me Axos Capital

Beteja ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe Kompanisë gjermane Axos Capital, për anulimin e shitjes së PTK, ka nisë në gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, në nji konferencë të mbajtun në selinë e partisë së tij.
Stavileci foli edhe për riformatimin e Qeverisë, që simbas tij nuk asht urgjente.E tue folë në pozitën e zadhanësit të PDK, ai nuk la pa lavdue organizimin e Konventës së 7 Zgjedhore, ku Kadri Veseli u formalizue në krye të partisë.

Simbas Stavilecit, kjo Konventë asht model edhe për subjektet e tjera politike në vend.