Stavileci: Trepça 80 % e Qeverisë, 20 % e punëtorëve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci  ka thanë se Qeveria e Kosovës asht 80 për qind aksionare e Trepçës, ndërsa 20 për qind janë punëtorët e këtij gjiganti metalurgjik.

Ai  këto komente i bani në mbledhjen e sotme të egzekutivit gjatë paraqitjes së projektligjit të ri për “Trepçën” me ç`rast shtoi  se ndodhen në nji proces që nuk përfundon me kaq.

“Duhet me u propozue strategjia zhvillimore. Po i japim “Trepçës” trajtën e e shoqnisë aksionare e cila i ka definue punët”, ka thanë ai.

Simbas tij, asht kapitulli i randësishëm edhe pjesëmarrja e sektorit privat.