Steinmeier e ‘godet’ fort NATO’n, qe pse!

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e ka kritikue NATO’n për ushtrimet ushtarake që asht tue i mbajt n’Europën Lindore, po ashtu tue e akuzue atë se po nxit luftë.

BBC raporton se Steinmeier ka thanë se shtrimja e manovrave te NATO’s që filloi këtë muej asht jo produktive ndaj sigurisë rajonale dhe se mundet me i ndezë tensionet me Rusinë.

Ai bani thirrje që aleanca ushtarake e NATO’s me zavendësue ushtrimet me ma shumë dialog dhe bashkëpunim me Rusinë.

NATO kreu nji sulm rus të simuluem në Poloni më 7 Qershor.
“Ajo se çfarë nuk duhet me ba tash asht të mos e ndezim situatën edhe ma tej përmes luftënxitjes,” tha Steinmeier në nji intervistë të publikueme në gazetën gjermane Bild.

“Kushdo që beson se nji paradë simbolike me tanke në kufinin lindore të aleancës ka me sjellë siguri e ka gabim,” tha ai.

 

nato-poland