Steinmeier sot në Tiranë, qe me kend takohet

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier vjen sot në Tiranë në nji vizitë zyrtare.
Kryediplomati gjerman ka me qendrue vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe simbas burimeve, axhenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Fillimisht Steinmeier ka me u pritë nga homologu i tij, Ditmir Bushati, rreth orës 10:30 dhe mbas takimit, dy ministrat do të dalin edhe në nji konferencë për media.

Temë kryesore e takimit pritet me qenë bashkëpunimi bilateral Shqipni-Gjermani, zhvillimet në rajon por edhe reforma në drejtësi.

Më pas ministri i Jashtëm gjerman ka me u takue në selinë e qeverisë me kryeministrin, Edi Rama si edhe mandej do të niset drejt selisë blu, ku do të zhvillojë nji bashkëbisedim me kreun e PD’s, Lulzim Basha.

Kjo asht hera e parë që Steinmeier vjen në Tiranë dhe vizita e tij ndodh në nji kohë kur politika ende nuk ka gjet konsensusin për miratimin e reformës në drejtësi.

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel u angazhu drejtpërdrejt pak ditë ma parë për gjetjen e nji konsensusi mes palëve për “drejtësinë” dhe u ba e ditun se lideri i opozitës shqiptare, Basha pati edhe nji telefonatë nga Berlini zyrtar pak orë para takimit me kryeministrin Rama.