Stervitja ushtarake në Shqipni alarmoi Rusinë e cila ka me ju befasue me veprimin e saj!

Nji seri stërvitjesh ushtarake të organizueme nga Forcat e Armatosuna të Shqipnisë me partnerët tanë duket se kanë alarmue Rusinë.

Simbas agjencisë Sputnik, Rusia ka kërkue nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), me krye monitorime ushtarake në Shqipni dhe Kroaci.

Simbas Sputnik, ekspertët rusë kanë me vizitue bazat ushtarake, me marrë infomacione për aktivitetet ushtarake, formacionet dhe njisitë në zonat specifike dhe kanë me marrë pjesë në stërvitjet ushtarake shqiptare.

“Inspektimi po kryhet për me përcaktue shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruem në nji zonë të caktueme ose për me konfirmue mungesën e aktivitetit ushtarak në nji zonë ku duhet ba deklarimi paraprak.

Zona e monitorueme ka me qenë 12 mijë kilometër katror në Shqipni dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci,” tha Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

 

11-stervitja

 

6-stervitja

 

5-stervitja

 

4-stervitja

 

3stervitja

 

2-stervitja

 

1-stervitja