Stjepan Mesic: Milosevic kishte plane me kolonizue Kosovën

Zagreb 01.06.2012./novosti/ Stjepan Mesic foto Nenad Rebersak

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesić, që njihet si përkrahës i shqiptarëve ka folë në nji intervistë për të përditshmen “Der Standard” për Jugosllavinë dhe shpërbamjen e saj.

Ndër të tjera ai përmend edhe planin e Miloshevic’it për asimilimin e shqiptarëve në Kosovë.

Mesic gjatë intervistës thotë se Miloshevic e ka pa që nuk ka pasë mundësi të marrjes së Kroacisë nën kontroll, asht fokusue te nji pjesë e Bosnje-Hercegovinës dhe në Kosovë.

Masat e dhunshme të regjimit serb mbi popullatën dhe punëtorët kosovarë në institucionet e Kosovës së atëhershme, kanë pasë qëllim simbas Mesic, shpërndamjen e 2 milionë banorëve në Shqipni, por edhe në Maqedoni për me destabilizue fqinjin juglindor të Kosovës.

“Ai ishte i bindun se në këtë mënyrë mund të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar dhe ata më pas të kerkojnë prej atij, si burri ma i fortë në rajon, të stabilizojë Maqedoninë dhe Shqipninë”, shprehet Mesic, teksa zbulon se si ka dasht me kolonizue Kosoven nga serbët e Kroacisë.