Stojanovic akuzon randë Listën – vjedhi 20 mijë vota në Kosovë

Ish-nënkryetari i Gjilanit, Milan Stojanovic, ka akuzue randë Listën Serbe se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 vodhën shumë vota të serbëve.

“E ashtuquejtuna Srpska në pushtet erdhi tue vjedh 20 mijë vota në Kosovë”, ka shkrue Stojanovic në Facebook.

Ai ka thanë se ma mirë do të ishte që të ngrihet kryeministri Vucic për rrenat e tij, se sa të ngrihen pozitat e deputetëve dhe ministrave serb në Kosovë.

Stojanovic ka akuzue randë edhe Marko Djuric’in dhe zavendëskryeministrin, Branimir Stojanovic.

“Ai kreteni Marko Djurici ka marrë para dhe e ka përkrah tregimin rreth Hashim Thaçit, ndërsa në TV shet mjegull. Ju e dini se edhe zavendëskryeministri Branimir Stojanovic asht takue në kafiteri në Maqedoni dhe ka marrë para kesh”, shton Stojanovic, shkruen telenews.al

“Sa i përket Trepçës, populli shqiptar nuk ka me përfitue asgja nga kjo, e edhe ma pak ai serb.

Trepçën e kanë fitue britanikët në vitin 2013”, ka shkrue Stojanovic.