Stojanovic, qe çka thotë për Visar Ymerin e VV’s

Nenkryetari i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanovic ka deklaru se kerkesa e kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri që Lista Serbe të shpallet ilegale, tregon se serbët në Kosovë janë gjithmonë në shenjestër të huliganëve.

Stojanovic, tue reagu në këtë deklaratë të Ymerit, për RTS ka thanë se nuk e befason asgja, por ajo kërkesë vetëm sa e konfirmon urrejtjen e “cila për fat të keq ekziston te nji numër shqiptarësh, besoj të vogël, por gjithsesi agresiv”

Stojanovic ka thanë se “shumë ma logjike do t’ishte që të kërkohej ndalimi i Vetëvendosjes”, mbasi, simbas tij, ajo asht organizatë gjithnji e ma fashiste”.