Stojanovic: S’kemi ndryshue mendim për Ushtrinë e Kosovës, bisedojmë … por pa media!

branimir-stojanovic

Zv/Kryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Lista Srpska, Branimir Stojanovic, tha se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, vazhdon me mbete negativ dhe asgja nuk ka ndryshue në këtë drejtim.

Ftesës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për me reflektue dhe mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës, Stojanovic i asht pergjigj tue thane se “pikëpamjet tona politike janë të definueme dhe nuk ka asgja t’re rreth kësaj çashtje”.

Ai shtoi se janë në dispozicion me fole, por jo përmes mediave!

“Na jemi në dispozicion me fole, jo perms mediave qysh po bahet tash, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu qysh bahet kjo punë”, tha Stojanovic, tue shtue se kanë ftesa për bisedime tjera mbi çashtjen e Kishës së Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.

Koalicioni qeverisës, simbas tij, s’asht tue i plotësue ato që i ka premtue për serbët gjatë marrëveshjes për koalicion, si çashtja e mbrojtjes së aseteve, përfaqësimit të serbëve në sektorin publik, formimit të komunave të reja dhe tema tjera.