Stoltenberg e Trump flasin për t’ardhmen e NATO’s

Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se ka pasë nji bisedë pozitive me presidentin e zgjedhun të Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, për t’ardhmen e aleancës ushtarake perëndimore.

“Bisedë e mirë me presidentin e zgjedhun të SHBA’s, Donald Trump. Të dy kemi theksue randësinë e madhe të NATO’s dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes”, ka shkrue Stoltenberg në Twitter.

Në nji deklaratë të NATO’s thuhet se Stoltenberg ka bisedue në telefon me Trumpin dhe i ka urue fitoren në zgjedhje.

Deklarata tha se Stoltenberg ka falënderue Trumpin për “ngritjen e çashtjes së shpenzimeve të mbrojtjes gjatë fushatës, e cila ka qenë prioritet kryesor për Sekretarin e përgjithshëm që nga emnimi i tij në vitin 2014”.

“Dy liderat janë pajtue se asht ba përparim në ndamjen me të drejtë të barrës, porse duhet me u ba ende”, thuhet në deklaratë.

Në Europë ka shqetësime me deklaratat e Trumpit, të bame gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thanë se NATO asht “e vjetërueme” dhe se SHBA mundet me ndalue mbrojtjen për aleatët nëse ata nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

 

twett-nato