“Stone Alliance” gati me i punësue dikun 3 mijë persona

stoaleancaaa

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka nënshkrue marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë investuese amerikane në industrinë e mermerit “Stone Alliance”, e cila pritet me i punësue rreth 3 mijë persona.

E mbas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se kjo asht nji ditë e veçantë për Kosovën.

Ndërsa theksoi se përmes kësaj kompanie, dergohen mesazhe dhe te investitorët tjerë nga e gjithë bota, që me investue në Kosovë.

Ai tha se institucionet e vendit, kanë me ba ç’asht e mundun në lehtësimin e procedurave, për tërheqjen e investitorëve të jashtëm.