Strategji Nacionale nga Qeveria për parandalimin e ekstremizmit

Strategjia Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, aktualisht ndodhet në fazën e zbatimit, por edhe rishikimit.

Edon Miftari, këshilltar për siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, njiherit koordinator i Strategjisë thotë për Radion Evropa e Lirë, se për zbatimin e strategjisë në terren, asht punue dhe po punohet ende me shumë institucione dhe organizata.

“Tash gjendemi në nji fazë edhe të zbatimit, edhe të rishikimit të vetë strategjisë. Tash kemi edhe rifokusim në programet rehabilituese dhe ri-integruese, pra për personat, të cilët qoftë që janë kthye nga Lindja e Mesme apo edhe kanë qenë të radikalizuem dhe nuk kanë shkue fare, por me ta megjithatë duhet me punue që me qenë pjesë kontribuese e shoqnisë kosovare”, thotë Miftari.

Institucionet e Kosovës janë në përfundim të pregaditjes së programeve për rehabilitimin dhe integrimin e personave, të cilët kanë qenë pjesë e luftave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashma të shpallun si terroriste, që veten e quen Shteti Islamik.

Miftari thotë se në terren, disa organizata joqeveritare kanë punue tue organizue tryeza të ndryshme për vetëdijesimin e qytetarëve që mos me ra pre e atyne personave që munden me ndikye që të rijtë nga Kosova me marrë pjesë në luftat e hueja.