Strehat fiskale. Protesta kundër David Cameron

cameron-1

Mija njerëz dolën në rrugët e Londrës n’Angli, tue kerkue dorëheqjen e kryeministrit, David Cameron.

Reagimi i tyne vjen mbasi emni i babes se ndjemë të kryeministrit doli në “Dokumentet e Panamasë”.

Edhe vetë kryeministri e pranoi se ka përfitu nga këto streha fiskale.

Bahet fjalë për nji shumë prej ma shumë se 30 mijë sterlina.

Mbas kësaj, mija njerëz dolën përpara kryeministrisë për të kerkue largimin e tij.