Studentët e Fakultetit Teknik n’UP kërkojnë kërkojnë salla të veçanta për me u falë

Studentët myslimanë të Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës, të cilët i gjen në universitet orari i faljeve, i kryejnë ritualet e tyne në korridorin e fakultetit. Ata e kanë improvizue nji sallë lutjesh mbrenda fakultetit të ndame në dy pjesë: për djem dhe për vajza.

Këta studentë kane me kërkue edhe zyrtarisht nga Universiteti, caktimin e nji salle ku do mund t’i kryenin ritet fetare.

Mendoj që ne duhet t’i integrojmë ata persona, të mos i provokojmë, në mënyrë që ata të mos revoltohen e pastaj të shkojnë me ISIS-in. Kemi bërë një kërkesë, e cila ka të bëjë me rezervimin e një salle, ku ata do të mund t’i kryenin këto detyrime”, tha Durim Bajrami, student në Fakultetin Teknik.

Të pyetur nga Top Channel, drejtues të universitetit thanë se nuk kanë qenë në dijeni lidhun me këtë. Madje Kryetari i Këshillit Drejtues të UP’s, Ismet Salihu, e vlerësoi kërkesën si të jashtëligjshme, dhe si e tillë – të parealizueshme.

Në asnjë normë të ligjit mbi arsimin e lartë dhe në asnjë normë të statutit të Universitetit të Prishtinës, apo edhe dispozitave të tjera, nuk është parashikuar mundësia që të ushtrohen ritet fetare, konkretisht të bëhet falja e namazit”, tha ai.

Neni 8 i Kushtetutës e përkufizon Kosovën si shtet laik dhe neutral sa i përket çashtjeve fetare.

Hapësina të veçanta për rite fetaren ka në kazermat e FSK’s, dhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.