Studentët e Kosovës shkëmbejnë përvojat me ndërkombëtarët

Universiteti i Prishtinës u themelue me 15 Fror 1970, dhe aktualisht numëron 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 të shkencave të aplikueme.

Por deri me tash asnji prej tyne nuk mori guximin me organizue nji konferencë ndërkombëtare, derisa studenti i Fakultetit Ekonomik Besnik Avdiaj, i përkrahun edhe nga kolegë të Fakultetit Juridik, moren inisiativën me ba nji gja të tillë. Simbas tij ideja e kësaj konference ndërkombëtare asht me sjellë risi akademike nga vendët e hueja.

Ai shtoi se në këtë konferencë kanë marrë pjesë 40 pjesëmarrës nga 20 shtete të botës, tue përfshi edhe ato që nuk e kanë njoftë ende Kosovën.

Nga ana tjetër Prorektorja e Universitetit të Prishtinës Myrvete Badivuku, për Televizionin Rrokum tha se kjo konferencë ka me iu mundesue studentëve me i shkëmbye përvojat e tyne.

E përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Drita Kadriu tha se ardhja e studentëve nga jasht tregon se sa e vogel asht bota, dhe se kjo konferencë asht nji ngritje e cilësisë së arsmit në vend. Ajo u zotue se Ministra e Arsimit ka me i përkrah gjithmonë studentët.

Ndërkohë konferenca me temën “Ndikimi i Globalizmit” ka me zgjatë deri të Shtunen, ku studentët e huej kanë me ba prezantimet e tyne. Nga ana tjetër ndonëse ishte konfirmue pjesëmarrja e Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Presidentit të vendit, ata nuk gjetën kohë me ardh në ceremoninë e hapjes së Konferencës së parë ndërkombtare.