Studentët: Enver Hasani, përkthyes i Hashim Thaçit

Derisa ishin mbledhë për me shenue 8-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, studentën e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” i penguen disa profesorë, t’cilët me vite të tana ishin pjesë e politikbamjes në Kosovës dhe vendimmarjes së shumë çashtjeve të ndjeshme.

Gjatë fjalës së Rektorit të ri, Marjan Demaj dhe Ministrit Arsim Bajrami, gjithçka shkoi mirë, por jo edhe për ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin dhe ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçin.

Me t’fillue fjalimin, nji prej studenteve të pranishme ia përmendi disa vendime, ish-Kryetarit të Kushtetueses.

Mbas kësaj, skena të ngjashme me Kuvendin, ndodhën edhe në amfiteatrin e

Fakultetit Juridik, kur studentët u nxorën zhag nga salla.

Kjo nuk e pengoi Enver Hasanin që me e vazhdue fjalimin.

Mirëpo Hasanin e ndërpreu edhe nji tjetër profesor universitar, i cili u habit me hymjen e sigurimit mbrenda amfiteatrit.

Megjithatë, fjalët e tij nuk i mori askush për bazë.
Madje njani prej studentëve ia kujtoi Enver Hasanit kohën kur ai ishte përkthyes i Hashim Thaçit.

Studenti i referohej edhe kohës kur kryetari i ardhshëm i Kushtetueses përkthente për Hashim Thaçin edhe gjatë bisedimeve të Rambujesë në vitin 1999.

Sigurimi i largoi studentët protestues dhe u krijue përshtypja se gjithçka po shkon mirë, mirëpo sapo e mori fjalën Ministri i Drejtësisë, të tjerë studenta tjerë nisën me protestue.

U desh ndërhymja e Policisë që situata me u qetësue mbrenda Fakultetit Juridik.
Madje disa prej tyne edhe u shoqnuen për në Polici.

E krejt në fund, panelistët e këtij organizmi u detyruen me kalue në nji sallë alternative, njajtë si ka ndodhë edhe në Kuvendin e Kosovës.