Studentët kërkojnë salla të posaçme për me u falë n’Universitet

Studentët myslimanë të Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës, të cilët i gjen në shkollë orari i faljeve, i kryejnë ritualet e tyne në korridorin e fakultetit. Ata kanë improvizue nji sallë lutjesh mbrenda fakultetit, të ndame në dy pjesë: për djem dhe për vajza.

Neni 8 i Kushtetutës e përkufizon Kosovën si shtet laik dhe neutral sa i përket çashtjeve fetare.