Studentët sot e funksionalizojnë Kishën n’oborrin e UP’s, tue e ba ‘vend për me lexue’

Kisha

Nji grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar u kanë ba ftesë krejt studentëve dhe profesorëve të UP’s që të Hanën t’i bashkohen në nismën për funksionalizimin e kishës që asht ndërtue gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, tue e kthy atë në shërbim për studentët.
Studentët kanë krijue nji profil në facebook me emnin “Uniteti”, përmes së cilës u kanë ba thirrje studentëve që të Hanën në orën 12:00, të lexojnë në hapsinën e kishës, të bashkuem e në unitet, për Universitet.
“Nji hapsinë mbrenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga politika jashtë universitare. Funksionalizimi i nji objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për neve. Na thellësisht besojmë se çdo cep i hapsinës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që ma tej shtojnë se “Hapsinat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët./Rrokum.TV