Studenti kosovar Edon Muhaxheri e “gozhdon” Vuk Jeremic’in

Studenti nga Kosova, Edon Muhaxheri, në serinë e takimit me udhëheqës të rijë të organizuem nga programi i studentëve “Fulbright”, bashkë me nji grup bursistësh janë taku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic.

Muhaxheri në nji status në rrjetin social Facebook ka shkru për takimin me të dhe pyetjet që studentët i kanë ba atij.

Simbas Muhaxherit, Jeremic gjatë prezentimit para studentëve kishte thanë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe se ai me shokët e tij e kanë rrxue Miloshevic’in prej pushtetit.

“Takimi me ujkun”, si i referohet ai, thotë se përfundoi me shije të hidhun para nji grupi politikanësh të ri nga vendet e ndryshme të botës, për shkak se Muhaxheri i ishte kundërpërgjigj në disa raste kur flitej për Kosovën dhe Serbinë.

Lexoni postimin e plotë të Muhaxherit në Facebook:

Takimi me ujkun

Serinë e ofrimit të mundësisë së takimit me udhëheqës të rinj të suksesshëm, Fulbright e filloi në vitin 2016 duke iu mundësu nji grupi të vogël bursistash pjesëmarrje me pagesë në takim me Vuk Jeremicin.

Ky i fundit pëveç tjerash ishte edhe kryetar i Kuvendit te Përgjithshëm të 67 në Kombet e Bashkuara dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë në vitet 2007 – 2012.

Ishte dhe vazhdon me qenë kundershtar shumë aktiv dhe i ashpër i pavarësisë së Kosovës dhe mirëqenies së shqiptarëve në Kosovë.
Takimi filloi me nji prezentim të Vukut para rreth 20 fullbrajtistëve dhe vazhdoi me pyetje e përgjigje.

Gjatë prezentimit dhe pyetje-përgjigjeve, Vuku e përmendi që Serbia nuk e njeh Kosovën shtet, dhe që kinse ai me shokët e vet e kishte rrëzu Milloshin prej pushteti.

U durova për pjesën ma të madhe pa ndërhy, deri në momentin kur tha që serbët e kanë dëshmu nji qytetarizim historik në vitin 2008 duke mos e shkrepë asnji fishek të vetëm për ta mbrojtë teritorin e Kosovës nga shpallja e pavarësisë.

Sipas tij, në çdo pikë tjetër të historisë, në rrethana të ngjashme do të shpërthente gjaku.
Këtu e ndërpreva. I thashë arsyeja pse Serbia nuk e ka shkrepë asnji fishek në vitin 2008 ka qenë prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, e jo qytetarizmi serb.

Ai me buzë në gaz më tha: duhesh me njoftë pak mentalitetin e popujve [të Ballkanit]…

Unë ia ktheva: e njoh shumë mirë, unë jam Fulbrighter i Republikës së Kosovës. Në atë moment mu duk që dëgjova disa pasthirrma habie të pasume me nji qetësi plot vëmendje. Vazhdova: isha në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Përjetova pamje të njerëzve të dashur duke e dhanë frymën e fundit pas ekzekutimit nga serbët; rrahjen e prindërve të mi… dua t’ju pyes:

Po vazhdoni me kërku që Kosova t’i bashkohet Serbisë. A keni ndonji zgjidhje edhe për popullin e Kosovës apo kishit me na vra e përzanë të gjithëve?

Në rast se ne kishim me vendosë me u bashku me Serbi, a e keni parasysh që shteti i përbashkët kish me i pasë mbi 25% shqiptarë dhe na jemi kombi me moshën ma të re në Evropë?

Tash ka shqiptarë të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeçare që kanë lindur në liri. Ata nuk pranojnë lehtë të shkollohen si gjeneratat përpara lufte, në shkolla ilegale duke pritë secilin moment kur po hyn policia me i shpërnda me gaz lotësjellës e helm.

Tash nji pjesë e mirë e rinisë kosovare ka qasje në edukim shumë modern, dhe ambicie për ta udhëheqë shtetin.

Shteti i përbashkët shumë lehtë kish me përfundu me nji kryeministër shqiptar. A e keni mendu ndonjëherë këtë punë apo…?

Përgjigjja e Vukut ishte: … po mendoj që duhet edhe do të kalojë pak kohë para se serbët e shqiptarët të mund të jetojnë së bashku.

Ndoshta nipat tanë… gjithësesi kushtetuta e Serbisë gjithmonë do të garantojë trajtim të njëjtë për të gjithë qytetarët e saj.

Parqaitja e tij, e paraparë si nji mundësi e mirë për promovim personal para nji grupi politikanësh të rinj nga vende të ndryshme të botës, përfundoi me shije të hidhur dhe unë e pranoj fajin.