Studimi: 4 mijë persona iu bashkuen grupeve terroriste nga BE, 30% prej tyne u kthyen në vendet e origjinës

30% e rreth 4 mijë qytetarë të BE’s që kan udhëtue në Siri e Irak për me iu bashkue grupeve terroriste, janë kthye në vendet e tyne. Kështu thotë studimi i kryem nga Belgjika si vend me ma s’shumti luftarë të huej për kokë banori.

Raporti i realizuem nga organizata “Qendra Ndërkombëtare për Luftë kundër Terrorizmit” (ICCT), asht i fokusuem në fenomenin e luftarëve të huej, të cilët i lanë vendet e tyne dhe iu bashkuen luftës së armatosur në territor të huej.

Studimi thotë se nga BE kanë shkue ndërmjet 3922 dhe 4294 persona në Siri dhe Irak, kryesisht nga Belgjika, Franca, Gjermania dhe Mbretënia e Bashkueme. Nga këto katër vende kanë dalë 2838 luftëtarë, ndërsa të tjerët janë nga vendet e tjera të BE’s.

ICCT kujton se nuk egziston ndonji arsye e njoftun se pse europiani vendos me udhëtue në vendet e luftës.