Studimi britanik: Ngrohja globale kërcënon me përmbytje vendet ma të mëdhaja të botës

Si rezultat i ndryshimeve klimatike nga 2060, ma shumë se nji miliard njerëz që jetojnë në qytete të mëdhaja, kane me qene objekt i përmbytjeve katastrofike, paralajmërojne ekspertat britanikë.

Shtetet e Bashkueme, Kina dhe India janë në mesin e vendeve ma të rrezikueme, e qytetet ma të rrezikueme janë Kalkuta dhe Mumbai, thuhet në studimet e fundit të bame nga organizatat humanitare krishtene britanike.

Në listën e qyteteve ma të rrezikueme, tetë janë në Azi, pastaj në Miami, në Shtetet e Bashkueme, raporton BBC.

Raporti u ban thirrje Qeverive me ndërmarr masa për me reduktue ngrohjen globale dhe me ba ma shumë përpjekje në parandalimin e katastrofave natyrore.

Alison Doig, autorja e raportit tha se qytetet e mëdhaja bregdetare janë të pambrojtuna.

“Mendoj se qytete e mëdhaja si Kalkuta, Dakar, rrezikohen për shkak të rritjes së ndjeshme të reshjeve të cilat kërcënohen me nji rritje të konsiderueshme të nivelit të detit”, tha ajo për BBC.

Përmbytjet në këto qytete mujn me shkaktue shumë dame, por ato gjithashtu mujn me rrezikue jetën e njerëzve, tha Doig dhe paralajmëroi se Florida ka ma shume shanse me vuejt shumë nga përmbytjet e randa.