Studimi: Trump ja kalon për psikopat edhe Hitlerit!

Kanditati i republikanëve për president të SHBA’ve, Donald Trump, ka ma shumë tipare të psikopatit se Adolf Hitler, simbas nji studimi të ri, shkruen The Independent.

 

Tue përdor një vegël standarde, Dr. Kevin Dutton i Universitetit të Oksfordit listoi kandidatët për president dhe nji varg figurash historike.

 

Trump listohet i 171, që arrinë dy pikë ma shumë se Adolf Hitleri, mbasi ekspertët dhanë sugjerimet e tyne në reagimet e individëve mbas pyetjeve të shumta.

 

Saddam Hussein kryesonte listën, me 189 pikë, përderisa kandidatja për presidente, Hillary Clinton arriti 152 pikë, tue e vendos atë në krye të 20 përqindëshit.

 

Metoda, e njohun si Lista e Rishikimit të Personaliteteve Psikopate (PPI-R), shenon kandidatët në bazë të tetë tipareve, tue perfshi guxim, imunitetin e stresit dhe gjakftohtësinë.