Studiuesi amerikan: Qe pse dhuna e ISIS asht ne kundershtim me porositë e Profetit Muhamed

mosque

Gazeta britanike The Indepentent shkruen se dhuna dhe persekutimet që ka krye ISIS kundër të krishtenve bie ndesh me hadhithet (porositë) e Profetit Muhamed.

Studimet mbi shkrimet e Profetit të shkruara rreth viteve 622 – 632 tregojnë se kristianët ishin pjesë e “ummah“ (arabisht, komunitet) dhe ishin popullatë e mbrojtun.

Craig Considine, historian dhe studiues i njoftun shkruen se vizioni i Profetit ka qenë pluralizmi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore.

“Studimet tregojnë qartë se kush keqtrajton ose diskriminon kristianët ose besimtarët tjerë, nuk mundet me u arsyetue me Islamin dhe as me hadithet e profetit Muhamet”, shprehet studiuesi.

Dr. Considine shpreson se keso fakte kane me ule injorancën e islamofobëve në krejt botën.

Ai thekson se mesazhi i Profetit mbështetet te dhembshunia dhe paqja, te ajo çka nevojë shoqnia sot.

Considine jep fakte të dokumentave të vjetra ku shprehet se Profeti Muhamet theksonte se nuk ban me i dhane prioritet mbrenda nji shteti nji ose më shumë grupeve etnike, sepse kjo domethane me i zhvlerësue qytetarët mbi bazë të përkatësisë.