Stuhi e pazakontë godet Arabinë Saudite

arabisaudite

Në kryeqytetin saudit Riad, rrugët e të cilit janë përmbyt për shkak të stuhive të pazakonshme dhe të randa, sot ekziston nji kaos në trafik, ndërsa shkollat janë mbyll, njoftojnë mediat vendase.

Stuhia, e cila ka ndodh mbramë n’orën e pikut të komunikacionit, ka vazhdue deri sot në mëngjes, por disa rrugë ende janë të përmbytuna plotësisht.

Autoritetet e qytetit të Riadit kanë vënë në zbatim nji plan emergjence, në mënyrë që të përballen me pasojat e përmbytjeve, ka thanë zadhanësi i administratës së qytetit, Mohamed al-Švajman.

Simbas mediave të hueja, autoritetet gjithashtu ju kanë ba thirrje qytetarëve që mos të frekuentojnë pjesët e përmbytuna”, në mënyrë që të shmangin rrezikun për jetët e tyne.