Stuhi në Texas, shkatërrohen dheta shtëpi

Me dheta shtëpi në veri të Texas’it janë shkatërrue mbas nji stuhie të fuqishme.

Konteja Tarrant, që asht 40 km në lindje të Dallas, asht pushtue për orë të tana nga erna të fuqishme dhe shi të rrëmbyem.

Çatitë janë shkëput nga shtëpitë, bizniset dhe ndërtesat.

Simbas mediave vendase, 2 persona janë lëndue randë për shkak se era e fortë i ka marrë me vete.