Stuhitë janë tue goditë Europën

Moti i lig po vazhdon edhe ma tej në pjesë të ndryshme të Europës, mbas reshjeve të vazhdueshme, sidomos në Francë dhe në Gjermani.

Në Belgjikë, reshjet e baltosuna kanë përfshi rrugët, tue damtue nji mori të kerreve në qytetin Genappe, shkruen BBC.

Rrufetë kanë shkaktue dame të konsiderueshme në disa vende, ndërsa në qytetin gjerman, Hamburg, asht raportue për tornado.

Të paktën 18 njerëz kanë vdekë në Europë javën e kalueme, mbas vërshimeve që kanë shkaktue reshjet.