Sudan Jugor: Milicëve u lejohej dhunimi i grave në këmbim të rrogës !

Gjatë luftës kundër forcave rebele, milicëve të bashkuem me ushtrinë në Sudanin e Jugut, u asht lejue përdhunimi i grave dhe vajzave në këmbim të rrogës.

Nji raport i OKB’s del në përfundimin se 1.300 femra janë përdhunue vitin që shkoi në vendin e pasun me naftë.

Simbas komisionerit të naltë të Kombeve të Bashkueme për të drejtat e njeriut, Prince Zeid bin Ra’ad, shkalla dhe lloji i dhunës seksuale të kryeme në Sudanin e Jugut, asht ndoshta abuzimi ma i tmerrshëm me të drejtat e njeriut në botë.