Suedia merr përsipër nji rrezik të madh në lidhje me xhihadistët e ISIS

Nji program për me i rehabilitue ish-luftarët e ISIS’it dhe ekstremistët e tjerë tue i strehue punësue, arsimue dhe mbështetë financiarisht asht tue u planifikue në Suedi.

Autoritetet lokale në qytetin e Lundit thonë se masat e diskutueshme kanë për qëllim riintegrimin e xhihadistëve dhe parandalimin që të kthehen sërish në ish rrjetet e tyne terroriste.

Anna Sjostrand, koordinatorja lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm, pranoi se propozimet ishin të diskutueshme, por argumentoi se kishte ndjekë të njajtën metodë për grupet e krimit të organizuem dhe neonazistët.”

“Asht shumë herë ma e ‘lirë’ për me riintegrue nji person më të shkueme kriminale në shoqni se sa me u largue prej tij”, tha ajo në nji intervistë për televizionin shternor.

Christoffer Carlsson, nji kriminolog, tha se ai gjithashtu e mbështeste planin, kjo mbas kryemjes së nji raporti mbi të larguemit ekstremistë, me kërkesë të qeverisë suedeze, shkruen The Independent.

Ai u tha suedezëve se terroristëve të ISIS’it ju duhet me u riintegrue në tregun e punës, ju duhet nji licencë, ju duhet nji çati…