Suedia po heton 38 raste të ngacmimit seksual

Policia në Suedi po heton 38 raste të raportueme për ngacmim seksual që ndodhën në një festival të muzikës në Stokholm.

Nji nga rastet fillimisht besohej se ishte përdhunim, megjithatë policia asht në shqyrtim të kerkesës.

“Analizat fillestare dhanë përshtypjen se përdhunimi kishte ndodh. Mbas kryemjes së nji numri të intervistave dhe punës hetimore, na jemi tue trajtue çashtjen si nji sulm seksual”, ka thanë Kjell Lindgren, zadhanës i policisë së Stokholmit për televizionin TT.

89 persona janë urdhnue me u largue nga vendi ku po mbahet festivali, ndërsa policia ka ndalue edhe qarkullimin në atë zonë.