Sulm ajror në Yemen, ma s’paku 30 të vramë e 30 të plagosun

Ma s’paku 30 persona janë vra në nji sulm ajror që ka goditë nji treg afër kryeqytetit jemenas, Sana.

Banorët e zonës, të cituem nga mediat ndërkombëtare, deklaruen se ma s’paku 30 persona tjerë kanë mbetë të plagosun, shumica e të cilëve janë civilë.

Ende nuk dihet se kush e kreu sulmin, por rebelët Houthi kane akuzue koalicionin e udhëhequn nga sauditët.

Ofensiva saudite synon rivendosjen e Qeverisë dhe zmbrapsjen e rebelëve besnikë të ish-Presidentit Ali Abdullah Saleh.

Rreth 6 mijë persona janë vra që nga fillimi i fushatës ushtarake Marsin e kaluem, shumica e të cilëve ishin civilë.

Sulmi i sotëm asht verifikue në rajonin Nehm në veri-lindje të Sanas, ku grupet e mbështetuna nga koalicioni kanë avancue në përpjekje me i arritë pozicionet e rebelëve, raporton agjencia e lajmeve AFP.