Sulm me armë në stacionin e trenit në Munich, ka edhe të plagosun (foto)

Gjuejtje me armë kanë trondit mëngjesin e sotëm nji stacion treni në Mynich të Gjermanisë.

Të paktën nji police dhe disa udhetarë janë plagos, njofton policia e qytetit.

Udhëtarët janë evakuue, dhe zona rreth stacionit asht bllokue nga policia.

Deshmitarët thanë se i dyshuemi i kishte marrë pistoletën polices dhe qëlloi mbi të dhe kishte plagos disa persona të tjerë në vendngjarje.

Rreth 100 oficerë policie janë aktualisht në vendin e ngjarjes, me nji helikopter që po kontrollon nga ajri, shkruejne mediat lokale.

Incidenti ndodhi në stacionin Unterfoehring të Martën në mëngjes.

Policia e Mynich tha në Twiiter se plagët e polices ishin serioze dhe se i dyshuemi ishte në paraburgim.