Sulm me bombë ndaj Policisë së Kosovës

Persona të panjohun kanë sulmue me bombë mbramë nji patrullë të Policisë së Kosovës, me ç’ rast nji polic ka pësue lëndime, ndërsa janë damtue disa kerre.

Kështu thonë burime të KosovaPress, simbas të cilave, polici që ka marrë lëndime të lehta quhet Bratislav Bozhovic.

Ngjarja ka ndodhë në orën 12:25, afër ndërtesës “Vampirusha”. Numër i madh i pjesëtarëve të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku po hetojnë rastin.