Sulm me bombë në Gjermani

Nji sulm me bombë ka ndodhë në qytetin bavarez Ansbach.

Sulmi asht krye nga nji refugjat sirian, i cili kishte kërkue me ndalue muzikën në festivalin “Ansbach Open”, shkruen Bild.

Asht raportue për nji të vramë dhe dhetë të plagosun kur bomba eksplodoi jashtë hymjes.

Ministri i Mbrendshëm bavarez, Joachim Herrmann ka thanë se qëllimi ishte i qartë, për me vra sa ma shumë njerëz.