Sulm me bombë në nji restoran në Paris, ka të plagosun (video)

Dy persona pësuen djegie të randa dhe 10 të tjerë u plagosën mbas nji sulmi me bombë në nji restoran në periferi të Parisit.

Ekipet e ambulancës nxituen për në Aubervilliers, nji komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, mbasi nji bombë me shishe,  e njohun si “Kokteil Mollotov”  u hodh mbrenda nji restoranti të njoftun.

Ekipet e shpëtimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 20:30, mbas shpërthimit të nji zjarri në lokal.

Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për me vnu nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.

Dy viktima pësuen djegie të rënda dhe u transportuen në spitalin ma t’afërt.

Dhjetë persona të tjerë pësuen lëndime të leta, tue përfshi 6 policë që ndihmuen me përpjekjet e shpëtimit.