Sulm me thikë edhe në Dusseldorf, raportohet për 1 të vdekun

Nji tjetër incident që dyshohet se ka lidhje me ekstremizmin islamik ka ndodh në Dusseldorf të Gjermanisë.

Raportohet se nji person ka sulmue me thikë disa klientë të nji supermarketi në Wuppertal, tue vra në vend nji person dhe tue lëndue disa të tjerë.

Bahet e ditun se sulmuesi ka ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe tashma policia ka bllokue krejt qytetin për me kërkue kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodh në ditën kur nji sulm i ngjashëm ndodhi në Finlandë, dhe nji ditë mbasi Barcelona e Spanjës u godit nga disa sulme që u morën jetën 14 personave.