Sulm me thikë n’Angli, 3 persona në gjendje të randë

Policia në Angli ka nisë nji hetim, mbasi tre persona kanë mbet të plagosun në nji shtëpi në Wolverhampton.

Ngjarja ka ndodh n’orët e para të ditës së sotme.

Në momentin që policia ka shkue në vendin e ngjarjes, ka gjetë dy burra të plagosun në rrugë, ndërsa tjetrin në kopshtin e shtëpisë.

“Independet” shkruen se personat e plagosun janë të moshës, 27, 31 dhe 36 vjet, dhe janë dërgue menjiherë në spital.