Sulm me thikë ndaj dy ushtarëve, vrahet sulmuesi në Bruksel

Një person i armatosun me nji hanxhar asht qëllue për vdekje nga policia mbasi sulmoi disa ushtarë që po patrullonin në Bruksel.

Agjencia belge e lajmeve, RTBF, raportoi se agresori u qëllue për vdekje mbasi dy prej ushtarëve u sulmuen dhe pësuan plagë të lehta.

Lajmi asht konfirmue nga autoritet belge, të cilat gjithashtu bajnë të ditun se ushtarët kanë pësue damtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët thanë se ata ndigjuen të shtëna armësh, ndërkohë që të tjerë raportuen se personi i pajisun me armë të ftoftë kërkoi me sulmue dy oficerë ushtrie në kryeqytetin belg.