Sulm me thikë në Gjermani, qe qysh ndodhi

Të paktën nji person asht plagos gjatë nji sulmi me thikë dhe armë në Gjermani mëngjesin e sotëm.
Të shtënat e sulmit shpërthyen në qytetin gjerman të Këlnit.

Ngjarja ka ndodh në Flandrischetë këtë mëngjes, njoftoi gazeta “KOELNER Express”.

“Dy të dyshuemit janë tashma n’arrati”, tha gazeta.

Simbas raporteve të deshmitarëve të citueme nga kjo gazetë, tre apo katër njerëz po diskutonin ashpër me njani-tjetrin para se njana nga viktimat të sulmohej me nji thikë dhe të ndigjoheshin të shtënat.