Sulm me thikë në Rusi, 8 persona të plagosun, dyshohet edhe për të vdekun (foto-video)

Nji tjetër sulm me thikë ku mbetën 8 persona të plagosun ka ndodh mëngjesin e sotëm.

Këtë herë bahet fjalë për nji sulm në qytetin e Surgut, në zonën qendrore të Rusisë.

Sulmi asht ba në rrugë, ndërsa policia që ka shkue në vendin e ngjarjes, ka qëllue për vdekje autorin e dyshuem të këtij sulmi

Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 11:20 në kohën lokale.

Pamje nga aksioni i policisë ruse

Autori i këtij sulmi ende nuk asht identifikue nga policia, e cila ka nis hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nuk dihet nëse asht nji sulm terrorist, apo diçka tjetër.