Sulm n’Amerikë. 3 të vdekun e 14 të plagosun

Nji person i armatosun ka vra tre njerëz dhe ka arritë të plagosë 14 të tjerë, para se të qellohej për vdekje nga policia, shkruen BBC.

Ngjarja ka ndodh në Kansas t’Amerikës, në nji fabrikë dhe 10 nga të plagosunit janë në gjendje kritike për jetë.

Sulmuesi ishte i punësuem në fabrikë, thotë policia, dhe rasti nuk ka të bajë me terrorizëm.

Nji numër i konsiderueshëm i vrasjeve masive ka ndodh në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, gja që ka ba që të zhvillohet kampanjë e ashpër rreth ligjit të kontrollit t’armëve.