Sulm ndaj policisë në Mitrovicë të Veriut

Nji grup i qytetarëve kanë sulmue mbramë oficerët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, kanë konfirmue zyrtarë të naltë të policisë në veri.

Besim Hoti, zavendës drejtor i Rajonit Veri të Policisë së Kosovës, tha për KALLXO.com se sulmi ka ndodhë rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut një grup i qytetarëve kanë sulmuar personat zyrtarë të policisë të cilët kanë marrë lëndime prej këtij sulmi”, tha Hoti.

“Policia, stacioni në veri, është duke e hapur rastin për sulm ndaj personave zyrtarë”, shtoi ai.

Burime të policisë thanë për KALLXO.com se sulmi në Mitrovicë të Veriut asht i lidhun me arrestimet e disa zyrtarëve të Kryqit të Kuq të Serbisë që ndodhën mbramë në disa rajone të Kosovës, por Hoti nuk ka mujt me konfirmue këtë.

Shperndaje në: