Sulm në Ankara, ka të vramë

Nji person i armatosun ka hapë zjarr mbrenda nji barnatore në nji spital universitar turk në kryeqytetin Ankara.

Ai ka lanë të vramë tre persona dhe tue plagosë randë nji tjetër, njoftoi agjencia e lajmeve turke Dogan.

Nuk asht ba ende e qartë arsyeja e sulmit, por agjencia turke raporton se personat kishin mosmarrëveshje personale midis punonjësve të spitalit.

Ekipet e policisë janë dërgue në vendin e ngjarjes.