Sulm në Burkina Faso, dheta viktima e të plagosun (foto-video)

17 persona u vranë dhe 8 të tjerë mbetën të plagosun si pasojë e nji sulmi terrorist në Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Fasos.

Autoritetet lokale dhe dëshmitarët e ngjarjes treguen se tre agresorë të armatosun hapën zjarr mbi klientët e ulun në nji restoran.

Pak çaste ma vonë, agresorët u eleminuen fizikisht nga policia, që mbërriti në vendngjarje me shpejtësi dhe u përball me ta.

Megjithëse sulmi nuk asht marrë ende përsipër, autoritetet dyshojnë se bahet fjalë për degë të Al-Qaedës që janë aktive në rajon.

Kallnorin e vitit të shkuem, nji sulm i ngjashëm në nji kafene i kushtoi jetën 30 personave.

Sulmet terroriste nuk janë të pazakonta në këtë vend afrikan, që ban pjesë në rajonin e Sahelit bashkë me Malin, ku grupet islamike janë aktive që prej vitit 2012.