Sulm në nji kinema në Gjermani

Alarm i madh dhe frigë asht shkaktue sot në nji kinema në Vierenheim të Frankfurtit në Gjermani.

Nji person i maskuem dhe i armatosun ka gjuejt në fillim në ajër rreth ores 15:00, e mandej mbi njerëz, tue vra nji e tue lanë të lënduem deri 50 persona.

Simbas mediave gjermane, policia ka dalë menjiherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka komentue për sulmin.

BBC raporton e fundit se sulmuesi asht vra nga forcat e policise gjermane.