Sulm në nji tren n’Zvicër, ISIS merr përgjegjësinë

Nji person ka lëshue landë djegëse në nji tren në Zvicër, tue lanë gjashtë persona të lënduem, të cilët janë dërgue për në spital, shkruen BBC.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhun në trenin e St.Gallen. Organizata në fjalë ka komunikue se 17-vjeçari Muhamed Riad ishte ngarkue për sulmin. Riad mësohet se asht vra nga ana e policëve, menjiherë mbas sulmit.

Nji numër i madh personeli kanë shpejtue për në vendngjarje, tue përfshi prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë.

Stacioni “Salez” aktualisht asht mbyllë. Prokurorët e St.Gallen kanë hapë nji hetim për rastin.