Sulm në shtëpinë e drejtorit të RTK, Mentor Shala, reagon Sindikata e Punëtorëve

Sindikata e Punëtorëve të RTK, ka reague ndaj sulmit në shtëpinë e drejtorit të këtij mediumi, Mentor Shala.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK dënon ashpër sulmin e mbramshëm kriminal dhe qyqar, ndaj shtëpisë së Drejtorit Gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohun mbramë në mënyrë kriminale sulmuen me granat dore shtëpinë e tij tue terrorizue fëmitë dhe tanë familjen Shala”, thuhet në reagim.

Sulmi ndaj shtëpisë së Shalës erdhi mbas atij në objektin e Radio Televizionit publik.

“SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet e fyemjet, të cilat po bahen kohës së fundit në adresim të RTK. SPERTK i ban thirrje organeve të drejtësisë sa ma shpejtë me i ndriçue këto raste kriminale dhe kryesit e këtyne veprave të vihen para drejtësisë”, përfundon reagimi.